Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte thotë se ai është ndjerë ‘si shënjtor’ pas bisedës telefonike të zhvilluar gjatë javës së kaluar mes tij dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Gjatë një fjalimi Duterte tha se Trump e ka garantuar atë që të mos shqetësohet për kritikat e amerikanëve, duke thënë se ‘Trump më ka garantuar që jam duke e bërë një punë të mirë dhe se duhet të vazhdojë përpara’, transmeton arbresh.info.
Ai tha se Trump e ka ftuar atë për kafe, nëse ai viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duterte e ka cituar Trump t’i ketë thënë se: “Ne duhet të rregullojmë marrëdhëniet tona të këqija.”
Raportet miqësore me dy vendeve janë përkeqësuar pasi Duterte e sulmoi Obamën, pasi ky i fundit kishte ngritur sheqetësimin e tij në lidhje idenë e presidentit të Filipineve mbi luftën kundër drogës.
Lufta kundër personave që konsumojnë dhe merren me shitje të drogave në Filipine ka ngritur shqetësim të madh në të gjitha vendet demokratike, pasi më shumë se 4 mijë persona janë vrarë me urdhër të presidentit të pushtet. /Arbresh.info
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori u...
Kantoni i Valaisit ndan 10 milionë franga për viktimat e Cra...
Pas raportimit të Arbresh.info, pastrohen mbeturinat në rrug...
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...