Disa kafshë janë tepër të turpshme përpara kamerave, por këto makakes të zinj (majmunë të vjetër) e adhurojnë vëmendjen po aq sa Kim Kardashian.
Fotografi britanik Anup Shah ka realizuar disa nga fotot më qesharake gjatë vizitës së tij në Parkun Kombëtar Tangkoko në ishullin Indonezian Sulawesi.
“Këto foto janë bërë brenda një periudhe katër javore dhe majmunët nuk lodheshin kurrë,” tha ai për Daily Mail.
Majmunët e vjetër të zinj njihen për dashurinë e tyre për të qënë në qendër të vëmendjes dhe një prej tyre në vitin 2014 shkaktoi “luftë” kur bëri një selfie me aparatin e fotografit David Slater.
Z.Slater paditi një website për të drejtën e autorit kur pranoi se fotoja i përkiste majmunit sepse ishte ai që,e përdori kamerën.

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...