Dhjetëra qirinj u ndezën në sheshin para Medresesë në Tiranë, për ti thënë ndal dhunës në familje.
Thirrjes së shoqërisë civile për tu bërë pjesë e këtij homazhi në heshtje për viktimat e dhunës në familje iu bashkuan gra dhe vajza, që kërkuan ti jepet fund këtij fenomeni, ndërsa u lutën për jetët e pafajshme të humbura nga dhuna e kryefamiljarëve të papërgjegjshëm.
Kjo protestë e heshtur vjen pas dy ngjarjeve tragjike që tronditën opinionin publik shqiptar.
Vrasja e një 43 vjeçari në Fier, të cilën burri e hodhi nga dritarja e banesës në katin e katërt, dhe vrasja e dy fëmijëve të mitur nga Naum Toshi.
Aktivistët pjesmarrës në protestë kërkuan që të gjitha familjet shqiptare të vendosin një qiri në dritaret e tyre si një sinjal për të parandaluar të tjera raste./Ora News/Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...