Një zbulim rrënqethës ka ardhur nga ministri bolivian i Mbrojtjes, sa i përket aksidentit ajror që shkaktoi humbjen e shumicës së futbollistëve të skuadrës braziliane Chapecoense.
Reymi Ferrerira, ministri bolivian, tha se piloti Miguel Quiroga – edhe ky viktimë e aksidentit ajror, – kishte dezertuar nga Forcat Ajrore të vendit të tij, e për këtë veprim kishte pasur edhe një mandatarresti.
36-vjeçari Quiroga, i cili ndodhej në komandën kryesore gjatë natës së tragjedisë ajrore që u kushtoi jetët 70 pasagjerëve të tjerë të fluturimit të kompanisë ajrore “LaMia”, kishte rifituar licencën për fluturim falë një apelimi që i kishte bërë aktvendimit që e ndalonte atë të ishte pilot, e për më tepër që akuza e dezertimit ndëshkohet edhe me burg.
Në kompaninë ajrore të fluturimit fatkeq, të specializuar për transportin e skuadrave të futbollit të Amerikës Latine, Quiroga ishte edhe njëri prej aksionerëve.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...