Policia e Tiranës mbrëmjen e sotme ka arrestuar një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim, si dhe një tjetër person, të cilit iu gjet lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Xhuljano Meta, banues në Durrës, i cili i shpallur në kërkim nga Gjykata e rrethit Gjyqsor Durrës, e cila e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, parashikuar nga Neni 297 i Kodit Penal.
Gjithashtu, ky shtetas është i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë”, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Por bashkë me të u arrestua edhe Vilson Senija, 24 vjeçar e banues në Tiranë, raporton albeu, transmeton arbresh.info.
Arrestimi i tij është kryer pasi ka qënë së bashku me Xhuljano Meton, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Heroinë”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Vilson Senija.
Shtetasi Xhuljano Meta, i’u dorzua Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme./Arbresh.info
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë