Një 40-vjeçare ka gjetur vdekjen në Fier, pasi ka rënë nga kati i katror i pallatit. Viktimë ka mbetur Liljana Ruko, nënë e dy fëmijëve. Fqinjët që kanë parë nga afër ngjarjen shprehen se viktima është shtyrë me këmbë nga bashkëshorti i saj, Ferdiand Ruko.
Gruaja ka tentuar që të mbahet, por ka qenë e kotë, pasi ajo ka rënë nga kati i katërt i pallatit. Çifti Ruko kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Kryengritja e Fierit” dhe policia ka shkuar në banesën e çiftit për të nisur hetimet. Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo krim në familje. Policia shoqëroi në pranga kryefamiljarin, i cili do të sqarojë rrethanat e ngjarjes.
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...