Dhjetori është muaji i festave dhe gjëja e parë që na bie ndër mend është bredhi i Vitit të Ri.
Stolisja e bredhit ka mitet e saj të ndryshme nëpër botë dhe ka ritet e ndryshme, transmeton arbresh.info.
Besohet se shtëpitë që stolisen në prag të Krishtlindjeve bëhen për shkak për të parandaluar rrezikun nga e keqja. Bredhi duhet të stoliset pasi fëmijët të kenë fjetur, në mënyrë që ta gjejnë atë të stolisur në mëngjes.
Në Gjermani stolia e fundit që vendoset në bredh është ndonjë zbukurim që ka formën një trangulli turshi dhe sipas traditës shtëpitë duhet të hapin të gjitha dyert në prag të Krishlindjeve për t’i larguar energjinë negative, transmeton arbresh.info.
Natën e Krishtlidjeve dhe natën e Vitit të Ri shumë familje në Evropë ndezin një qiri për gjatë gjithë natës në mënyrë që të sjell dritë dhe fat.
Egziston edhe një traditë që personi që zgjohet i pari nga gjumi bërtët ‘Mirësevjen babagjysh’. Gjithashtu besohet se në ditën e Krishlindjes, duhet fshirë pragjet e shtëpisë në mënyrë që të lagroni problemet dhe të prisni të qetë vitin e ardhshëm.
Nëpër disa vende besohet se personi i parë që viziton shtëpinë tuaj pas natës së Vitit të Ri duhet të sjellë qymyr ose ndonjë gjë të gjelbërt. Ai gjithashtu është i privilegjuar të puth të githa gratë e shtëpisë. Më pas i njejti person u fal monedha fëmijëvë në mënyrë që të kënë sa më shumë fat.
Diku besohet se bredhi i Vitit të Ri duhet të largohet me 6 janar sepse mendohet se nuk sjell fat nëse bredhi hiqet një ditë para ose pas kësaj date.
Pothujase në të gjithë botën besohet se në majë të bredhit duhet vendosur një engjëll ose një yll.
Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë besohej se njerëzit duhet të hanë tortë gjatë Krishlindjeve, por nuk konsiderohet si gjë me fat nëse torta prehet para se të lind dielli.
Mendohet se kur largoni bredhin e Vitit të Ri, gjerat me të cilat keni stolisur bredhin nuk duhet të hudhen, por duhet të digjen, në mënyrë për të larguar shpritrat e djallëzuar.
Në një pjesë të madhe të Evropës besohet se nëse bredhi nuk zbukurohet para festave, do të sjell fat të keq për familjarët. Gjithashtu besohet se nëse bredhi nuk stoliset, pranvera vonon më shumë se zakonisht./ Arbresh.info
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...