Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu ka hedhur akuza drejt opozitës duke shprehur se kjo e fundit nuk dëshiron normalitet në Kosovë. Sipas tij, për opozitën normaliteti është kërcënim.
Një nga njerëzit e afërt të kryeministrit, Abdullahu ka thënë se motoja e opozitës është ‘çdo gjë por jo normalitet në Kosovë’.
“Duket se kjo është moto opozitare dhe e përkrahësve të tjerë të kësaj kauze. Për opozitën sot në Kosovë normaliteti është kërcënim. Kërcënim për synimet dhe ambiciet e tyre, kërcënim për vlerësimet dhe të ‘vërtetën’ e tyre. Sa më shumë abnormalitet të pretendohet se ka në vendin tonë, aq më shumë shkohet kah ‘normalja’ e aspiruar opozitare. Për këtë mendësi, rregull është që të përkrahet parregullsia, të përkrahet çdo gjendje që nuk është normale. Çdo gjendje e jashtëzakonshme për ata është e zakonshmja që aspirohet deri në zgjedhje të jashtëzakonshme.” ka shtuar ai.
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...