Kandidati i PDK’së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë komunë. Ai ka folur për rëndësinë që do t’ia kushtojë përkujdesjes shëndetësore, gjithpërfshirjes së qytetarëve në përkujdesjen shëndetësore si dhe prioritetizimin e shëndetësisë në rast se i jepet besimi nga qytetarët për ta drejtuar Drenasin, në zgjedhjet e 4 Dhjetorit.
“Mbulimi i plotë i komunës me përkujdesjen primare shëndetësore, furnizimi me barnat esenciale për mjekësinë primare, kontrollet periodike në vendbanimet e largëta, vizita të mjekëve në shkolla, vaksinimi i rregulltë, përmirësimi i cilësisë së ujit të pijes, edukimin shëndetësor, do të jenë faktor për pengimin e sëmundjeve. Këto çështje do të marrin vëmendjen time të plotë dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, si prioritet i mandatit tim”, ka thënë Lladrovci, gjatë takimit.
“Në takim, punëtorët shëndetësor, diskutuan për gjendjen në shëndetësi, shtrirjen e përkujdesjes në zonat rurale, furnizimi me barna të përkujdesjes primare dhe çështjet tjera të lidhura me angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të mirëqenies shëndetësore në komunën e Drenasit”, njofton PDK’ja.
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...