Pesë ditë nga vdekja e Astrit Deharit, institucionet ende pa përgjigje

10:20 | 10 Nëntor 2016
Arbresh.info

Sot janë bërë pesë ditë nga vdekja e dyshimtë e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.

Dehari kishte ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku edhe po mbahej si i paraburgosur nën dyshimin se kishte marrë pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

Familjarët e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje  përfaqësues të Institucioneve dhe partive politike  në Kosovës kanë kërkuar hetim të pavarur rreth  detajeve të vdekjes së Deharit.

Madje Ministria e Drejtësisë është zotuar se ka aktivizuar të gjithë mekanizmat relevantë për zbardhjen e këtij rasti.

Megjithatë, kanë kaluar pesë ditë dhe ende nuk ka përgjigje rreth ngjarjes tragjike.

Në Vetëvendosje vazhdimisht kanë thënë se vdekja e Deharit nuk ishte fatkeqësi, por një montim politik.

Kjo për shkak të deklaratave kontradiktore të institucioneve të Kosovës, rreth detajeve të vdekjes së Deharit.

Shpërndaje në rrjete sociale