Komisioni Qendror Zgjedhor ka ndarë 268 mijë e 420 euro buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në Gllogovc.
Në këtë mbledhje është vendosur që fushata zgjedhore të jetë pesë ditë dhe të jenë katër qendra të votimit.
Në këtë mbledhje që e ka kryesuar nga Sami Hamiti nga LDK-ja është kritikuar mos prezenca e kryetares Valdete Daka e cila ishte në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi.
Adnan Rrustemi nga VV ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Dakës në takimin e partive politike duke e quajtur takimin me karakter politik që mund ta vë në dyshim paanshmërinë e KQZ-së.
Edhe Betim Vishaj anëtar i KQZ ka shprehur shqetësimin se në çfarë cilësie ka shkuar Daka në takim. Ndërkaq Sami Hamiti tha se takimi ka qenë me kërkesën e presidentit dhe se kërkesa e tij është legjitime sepse ai nuk i takon partive politike duke theksuar që “shumë mirë ia ka bërë që ka shkuar”.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...