Njerëzit në Kosovë janë paralajmëruar për të shmangur sa më shumë udhëtimet e tyre përmes Serbisë fqinje pas arrestimit ‘’të papranueshëm’’ të një kosovari tjetër – i cili renditet i dyti vetëm për një muaj.
Ministria e Jashtme në Prishtinë ka thënë se akti i fundit ndodhi të premtën derisa policia serbe arrestoi shtetasin e Kosovës – Hilmi Kelmendin gjersa po udhëtonte në Gjermani, njofton Klan Kosova.
36- vjeçari u arrestua në bazë të një urdhëri të gjykatës për dyshimin se kanë kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në luftën e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Beograd, shkruan Sky News, përcjellë Klan Kosova.
Ky arrestim vjen pasi policia serbe të njejtën gjë bëri edhe me Drejtorin e Policisë së Kosovës në zonën veriore të Mitrovicës, Nehat Thaçin i cili kaloi poashtu përmes këtij vendi në fund të shtatorit.
Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë thirrje tashmë për të gjithë qytetarët të cilët për çfarë do arsye zgjodhin Serbinë si vend transit, le të i shmangen sa më shumë të jetë e mundur në muajt e ardhshëm.
‘’Ky arrestim është i papranueshëm dhe rrezikon shumë procese të arritura gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’’, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kosovës, shkruan Sky News.
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...