Qytetarë të Drenasit kanë dalë sot në një protestë me anë së cilës kundërshtojnë dënimet e pjesëtarëve të UÇK-së në rastin “Drenica.
Protesta po mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci” të kësaj qyteze ku përveç organizatorëve që janë Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së po marrin pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga PDK dhe shumë qytetarë.
Protestuesit në duar po mbajnë pankarta me mbishkrime “Liri për çlirimtarët”, “ të mbrojmë vlerat e luftës së UÇK”, “poshtë EULEX”, etj.
Javën që shkoi Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimet 10 të akuzuarve në rastin “Drenica II”. Në këtë vendim është dënuar edhe tashmë ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku. Ai ka dhënë dorëheqje të nesërmen nga pozita e kryetarit./Arbresh.info

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...