Plagoset një person në Mitrovicë, arrestohet dorasi

10:24 | 31 Tetor 2016
M. A.

Është arrestuar i dyshuari mashkull i nacionalitet shqiptar, pasi i njëjti pas një zënke verbale kishte sulmuar fizikisht dhe kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull poashtu shqiptar, transmeton arbresh.info

Viktima sipas policisë, është plagosur në dy duart dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava dhe 7 gëzhoja të cal.7.62 mm.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale