Reforma në Drejtësi në Shqipëri, solli përplasje edhe në koalicionin qeverisës, duke ngritur pikëpyetje në vazhdimësinë e tij.
Por, kryeministri Edi Rama thotë në një intervistë për televizionin Klan se ai e ka të qartë të ardhmen dhe pret vendimin e partnerit në koalicion, LSI –së.
“Pas mbarimit të fushatës në LSI, ku unë besoj që nuk duhet të presim surpriza, pra nëse LSI nuk do të ‘rimartohet’ djathtas, ne do vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas.”
Debate në koalicion shkaktoi edhe deklarata e Ministrit të Drejtësisë për përfshirjen e ushtrisë në betejën e shtetit me kultivuesit e kanabisit. Por Rama thotë se ai ishte vetëm një mendim personal.
“Ministri ka bërë thjesht një propozim, secili ka lirinë e vet për të bërë propozime të caktuara.”
Kryeministri pohon se mazhoranca është gati të amendojë ligjin për importin e mbetjeve pasi presidenti e ktheu për rishqyrtim në kuvend, por përjashton mundësinë e shfuqizimit të tij siç kërkojnë shoqatat ambientaliste.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...