Gjinekologut Afrim Muhaxhiri i ka rënë t’i ndërrojë shpesh rolet duke qenë edhe pjesë e Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM) edhe drejtor i spitalit “Fati im”. Ai si pjesë e KFAM-it ka bërë monitorim të konkurrentëve, por kur kolegët nga KFAM e kanë monitoruar spitalin e tij “Fati im”, ai i ka pritur në cilësinë e drejtorit.
Një vendim i Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani e ka futur në kuadër të Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor doktorin Afrim Muhaxhiri edhe pse ai është drejtor i Spitalit Special për Gjinekologji, Infertilitet dhe Endokrinologji “Fati im”, që merret me fekondimin artificial, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Si pjesë e këtij komisioni, Muhaxhiri së bashku me ekipin e KFAM-it që udhëhiqet nga Myrvete Paçarada ka qenë së paku në monitorim në gjashtë institucione konkurrente që merren me IVF.
Kjo konfirmohet edhe në një raport të KFAM-it që i është dorëzuar Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmanit. Aty emri i Afrim Muhaxhirit në vazhdimësi citohet si pjesë e komisionit monitorues, përjashtuar një rast kur monitorimi nga anëtarët e komisionit që janë pjesë e KFAM-it është bërë në Klinikën e tij…Zeri.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...