Koalicioni qeverisës në Kosovë po akuzohet për krizë legjitimiteti dhe cenim të rendit kushtetues nga opozita kosovare. Ndërkohë, derisa analistët vlerësojnë se zgjedhjet kanë mbetur mekanizmi i vetëm demokratik, deputetët nga koalicioni qeverisës thonë se ky nuk është momenti i duhur për zgjedhje.
Zgjedhjet e parakohshme po shihen si të domosdoshme në Kosovë. Humbja e legjitimitetit të Qeverisë e cila sipas opozitës gjatë tërë këtij mandati deri më tani i ka imponuar qytetarit projekte jashtëzakonisht të dëmshme nuk mund të tolerohet më, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Për zgjedhje të parakohshme janë edhe analistët politikë, sipas të cilëve, zgjedhjet kanë mbetur si i vetmi mjet demokratik për zgjidhjen e ngërçit politik që është krijuar në vend. Madje sipas tyre, zgjedhjet mund të mbahen qysh në pjesën e parë të vitit 2017.
Të të njëjtit mendim nuk janë deputetët nga koalicioni qeverisës. Ata thonë se ky nuk është momenti më i duhur për zgjedhje pasi që vetëm do të shkaktohej më shumë konfuzion në mesin e qytetarëve. Megjithëkëtë, derisa “lufta” pushtet-opozitë vazhdon, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë pa demaskimin e kufijve dhe pa ushtri të sajën…
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...