Policia e Kosovës nuk po mund të furnizohet me klima. Edhe pse ka publikuar tenderin për furnizim me klima mobile, ende nuk është bërë me to. Kjo pasi i është anuluar tenderi, me arsyetimin se tenderuesi thuhet se përmban çmime që e kalojnë buxhetin.
“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit. Tenderuesi i përgjegjshëm përmbanë çmime të cilat në mase substanciale e tejkalonë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit.”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Indeksonline.
Artikullin me të cilin kanë vendosur të furnizohen Policia thuhet të jetë “Furnizim me klima mobile me gas ekologjik”.
Janë bërë gati nëntë muaj, që prej se Policia ka publikuar këtë tender, shkruan Indeksonline. Derisa njoftimi për anulimin e saj thuhet se është marrë me 20 tetor të këtij muaji.
Në garë për tender bëhet e ditur se kanë qenë dy kompani.
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...