Ndër lokacionet më antike në Kosovë, për të mos thënë i vetmi, qyteti i Ulpianës nga sot u hap zyrtarisht si park arkeologjik.
Në hapësirën prej 2.7 hektarësh, arkeologët për disa vjet me radhë kanë punuar në këtë lokacion, duke mundësuar që të krijohet një ndër vendet më atraktive për vizitorët e pasionuar pas gjetjeve arkeologjike.
Në ceremoninë e hapjes zyrtare të parkut arkeologjik, sot morri pjesë edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe ruhet nga gjithsecili.
“Sot jemi në Ulpianë, në qendrën e Dardanisë antike, pikërisht sot në ditën e Darkës së Lamës po e hapim këtë park”, tha Mustafa.
Ai tutje tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe të ruhet ngase është e jona.
Mustafa u kërkoi arkeologëve që ta studiojnë dhe të punojnë për këtë trashëgimi, dhe njëherit ai tha se Qeveria do ta rregullojë këtë fushë të trashëgimisë kulturore, ashtu siç e meriton. /Arbresh.info
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...