Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostova iu ka përgjigjur deputetit të AAK-së, Palë Lekaj, lidhur me kushtëzimin e demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave, duke thënë se ai kusht është parashtruar si një problem teknik që është politizuar.
Apostova tha se BE nuk është duke aplikuar asnjë kusht më shumë për shkak se synojnë që Kosovën ta mbajnë larg nga BE-ja.
“E kemi parashtruar si problem teknik dhe zgjidhet shumë lehtë por për fat të keq, ky problem është politizuar”, tha ajo.
Ajo shtoi se prioritetet përcaktohen sipas vendit dhe në Kosovë do të jetë sundimi i ligjit, lufta e korrupsionit, ndërtimi i institucioneve të drejta dhe të fuqishme.
“Kosova duhet të ndihmoj vetveten duke pasur storje pozitive, që do t’i ndihmojë në përmirësimin e imazhit të saj jashtë,”, tha Apostolova.
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...