Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Korretin të Kamenicës si të dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të cilët me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar:
Njoftimi i Policisë së Kosovcës:
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi ka siguruar informata se në një lokacion në rajonin e Gjilanit disa persona mund të posedojnë një sasi të narkotikëve.
Njësiti i hetimeve të DHTN-së, së bashku edhe me njësi tjera policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Korretin të Kamenicës në një shtëpi dhe objektin përcjellës, me ç’rast është gjetur sasi e marihuanës.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar:
Të dyshuarit e arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të cilët me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.
Substanca e gjetur narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë me peshë totale 968.3 gramë.
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...