Në komunën e Mitrovicës janë duke vazhduar me sukses aktivitetet për ndërgjegjësimin për të parandaluar kancerin e gjirit.
Kështu, zyrtarja për Barazi Gjinore Besa Veseli, së bashku me Grupin e Grave Asambleiste të Komunës, Ajnishahe Haziri, Valbona Fazliu-Beqiri dhe me koordinatoret e Infermierisë Familjare, Meleqe Morina dhe Rukije Hajdari-Pllana, kanë mbajtur një ligjëratë vetëdijesuese për gratë e fshatit Kqiq të Madh.
Ligjërata është mbajtur në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit per kancerin e gjirit, që është muaji tetor. Interesimi i grave të Kqiqit të Madh ishte i kënaqshëm. Ato janë interesuar për mundësitë e parandalimit të kësaj sëmundje të grave dhe për këtë kanë marrë përgjigje të thukta nga ligjërueset.
Përveç ligjëratës, gratë pjesëmarrëse kanë marrë edhe material udhëzues për vetëkontrollin e gjirit, si dhe informacione të detajuara për mundësitë e shfrytëzimit të mamografit për kontroll.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...