Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës qëndroi për vizitë një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë.
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve si dhe anëtarësimi i KQZ-së së Kosovës në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) ishin temat kryesore të këtij takimi.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka solli në vëmendje anëtarësimin në ACEEEO me të drejta të plota të KQZ-së së Kosovës.
Ndërsa, kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Luzi përgëzoi edhe një herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për anëtarësimin në ACEEEO, duke u bërë anëtari i 25-të institucional i këtij Asociacioni.
Në vazhdim të takimit, kryetarja e KQZ-së, Daka ndau mirënjohje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë dhe kryetaren e këtij institucioni, Luzi për mbështetjen e dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në ACEEEO.
Në fund të takimit, anëtarët e të dy institucioneve u dakorduan për thellim të bashkëpunimit dhe se mund të përfitohet nga përvojat gjatë proceseve zgjedhore.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...