Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka mbajtur sot konferencën komemorative në përkujtim të 60-vjetorit të luftës hungareze për liri dhe Revolucionit Hungarez, në të cilën u tha se në atë kohë Hungaria u rilind.
Ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, tha se revolucioni hungarez i vitit 1956 tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, përcjell Arbresh.info.
“Ne humbëm lirin tonë për herë të dytë brenda disa vite dhe solli humbjen të shumta në aspektin politik futi diktaturën dhe u shënua fundi i një demokracie 8 vjeçare ku dhjetëra mija njerëz u burgosën e u torturuan. Shumica e atyre që u ngritën në këmbë për të rihapur lirin që e kishin pas. Pjesa e Evropës u solidarizuan me atë kohë duke na mbështetur politikisht por edhe me ndihma humanitare. Hungarezet i ngritën armët për liri por vdekja e tyre nuk solli rezultate të menjëhershme. Ajo çka ndodhi në 1956 është ajo qe quhet revolucion”, tha Markusz.
Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se revolucioni hungarez është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Evropën juglindore.
“Si shumë popuj tjerë populli hungarez ishte i mbërthyer nga kjo diktaturë . Ishin ditët e vështira ne Evropë nga kjo diktaturë. Njerëzit shtypeshin në forma të ndryshme dhe populli hungarez ishin ndër të parët që e morën vesh këtë dhe e ngritën zërin për liri”, tha Veseli.
Ai me tej tha se Kosova do të thelloj bashkëpunimin dhe në nëntor do t’i nënshkruaj disa marrëveshje në fusha të ndryshme.
“Pa rënien e komunizmit nuk do të ishte e mundur as liria e vendit tim Kosovës. Hungaria është një poente për përkrahjen e shtetit të Kosovës drejtë integrimit evropian. Me planin bilateral Kosova thellohet ne bashkëpunimin me të gjitha fushat me shtetit hungarez. Ju njoftoj qe në nëntor do të bëjë një vizitë ne shtetin hungarez për ti thelluar këto marrëveshje”
Ndërsa Haki Demolli, tha se viti 1956 koincidon edhe me shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. “Për koincidencë, viti 1956 edhe për shqiptarët e Kosovës do të jetë një ndër vitet më të tmerrshme në regjimin komunist jugosllav të dominuar nga hegjemonizmi serb”, tha ai.
Në përvjetorin e çlirimit të Hungarisë pati edhe shumë përfaqësues tjerë shtetërorë e institucional/Arbresh.info
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...