Kryeministri Rama nuk ka folur “për Kosovën” në Serbi, por “në interes të Kosovës”. Kështu ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë dhënë “Zërit”. Për më tepër, sa i përket deklaratave të fundit të disa akterëve në Kosovë rreth “paternalizmit” të Shqipërisë ndaj Kosovës, ambasadori Minxhozi ka bërë thirrje për qetësi dhe racionalitet e të mos i fryhet “një zjarri, i cili nuk ekziston”.
Shqipëria nuk ka kurrfarë qëllimi që të marrë rol paternalist ndaj Kosovës. Për më tepër Shqipëria e dëshiron marrëdhënien e ndërsjellë me Kosovën si dy shtete të pavarura. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sipas të cilit vorbulla e deklaratave dhe kundërthënieve nga disa akterë në Kosovë në drejtim të kryeministrit Rama është e padrejtë.
“Kryeministri Rama nuk foli në emër të Kosovës, por në interes të Kosovës. Ma do mendja që është një lapsus, i cili mund të jetë përcjellë nga akterë të ndryshëm në Kosovë. Kosova ka institucionet e veta, është një shtet i pavarur, një shtet demokrat, është një shtet sikur edhe Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë që Rama nuk mund të flasë edhe për interesat e Kosovës, interesat e Shqipërisë apo të gjithë rajonit”, ka thënë ambasadori Minxhozi.
Duke bërë thirrje për kujdes dhe racionalitet, ambasadori Minxhozi ka folur edhe për izolimin e Kosovës, raportin ekonomik dhe politik në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, njohjen e saj nga Serbia, shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe shumë çështje të tjera.
Zëri: Si e patë ju takimin e kryeministrit Rama me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq?
Minxhozi: Unë e pashë me shumë interes. Natyrisht një takim që duhet të sjellë shtensionime. Një raport i mirë me Serbinë do të ishte shumë i mirë edhe për Kosovën…(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër