Bashkimi Evropian nuk do të ndërhyjë për lirimin e drejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar javë më parë nga autoritetet serbe, nën akuzat për “Terrorizëm”.
Kuvendi i Kosovës javën që shkoi përmes një rezolute të miratuar kërkoi nga BE-ja që të ndërhyjë për lirimin e Thaçit, por zyrtarët e Bashkimit Evropian theksojnë se ata janë duke e vëzhguar nga afër procesin ndaj tij, por nuk i komentojnë proceset gjyqësore.
“BE-ja si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes mekanizmave të saj detyrues të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Nehat Thaçi”, thuhej në pikën e parë të rezolutës së miratuar nga Kuvendi.
Por, në një përgjigje për gazetën “Zëri” Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thotë se pavarësia e gjyqësorit pa asnjë interferim politik është ajo për çka angazhohet BE-ja, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndërhyrje politike në këtë proces.
“Bashkimi Evropian është duke e përcjellë nga afër procesin gjyqësor lidhur me arrestimin e Nehat Thaçit, mirëpo, si një rregull e përgjithshme, BE-ja asnjëherë nuk komenton për proceset të cilat janë në zhvillim
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër