Është arrestuar në Tetovë i punësuari si sigurim në Komunën e Tetovës, i cili ka pasur fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtarë për mbajtjen e burgut prej 5 vjetëve, për kryerjen e veprës penale “marrje peng”, njofton Portalb.
“Sot, gjatë mesditës është arrestuar 38 vjeçari A.B. nga fshati Bogovinë i Tetovës, i cili ka qenë i gjykuar për mbajtje të burgut prej 5 vjetëve. Pas arrestimit dhe mbajtjes së shkurtër, të realizuar me urdhër gjyqësor, ai është dorëzuar në Burgun e Idrizovës për mbajtjen e dënimit me burg. Personi në fjalë është kërkuar për veprën “marrje peng” dhe për të ka pasur të lëshuar fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtar”, tha për Portalb, zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Komunës së Tetovës, Marjan Josifovski.
I arrestuari A.B., gjithashtu ka qenë i shpallur në kërkim në ueb – faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Burimet e Portalbit, thonë se që nga ardhja e kryetares së Komunës së Tetovës në detyrë, personi i arrestuar ka qenë sigurim i saj.
Në lidhje me atë se si është e mundur që një person, i cili është në kërkim me fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtar, të jetë i punësuar ose në shërbim të detyrës në Komunën e Tetovës, Portalb ka kontaktuar me sektorin përkatës të Komunës, por të njëjtët kanë zgjedhur të heshtin.
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...