Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli në Zona B, përballë analistëve Dardan Gashi dhe Ilir Mirena, ka thënë se ka vetëm një rrugë për ta rimëkëmbur Trepcën dhe Qeveria e Kosovës nuk është duke e ndjekur atë.
Ai ka deklaruar se Ligji për Trepcën është mirë që u bë, por se kjo punë është dashur të kryehet qyshkur, në mënyrë që të eliminohej mundësia që Kosova të dilte në arbitrazh për borxhet e marra nga holdingu që e pati krijuar regjimi i Sllobonda Millosheviqit në vitin 1992, njofton Klan Kosova.
“Ligji për Trepcën është dashur të bëhet. Ky ligj ka dy anë, atë pozitive dhe atë negative. Statusi i Trepcës është ana pozitive e këtij ligji. Ne e kemi ditur që Trepca si e tillë ka qenë e ndarë në njësi punuese dhe është dashur praktikisht të bëhet ligji menjëherë pas luftës, sepse ne e kemi ditur që në vitin 1992 okupatori e ka futur Trepcën në një holding, që e ka pasur prapavijën e saj. Në atë kohë janë marrë disa kredi, në formë materiesh primare dhe sot dihet që kjo shifër është rreth 73 milionë marka. Nuk është mbajtur premtimi për kthimin e kredive dhe kreditorëve u është dhënë garancion, për c’arsye është formuar holdingu. Dhe pjesa tjetër e Trepcës që nuk ka qenë shfrytëzues i kredive kanë qenë në të njëjtin organizëm. Pra menjëherë pas luftës është dashur të merret vendimi për shkëputjen e Trepcës nga ky krijim. Mosbërja e kësaj në moment të caktuar kam frikë se mund të shkojë në një arbitrazh. Në këtë rast kreditorët do të pyesnin pse është pritur kaq shumë për t’u marrë ky vendim”.
Pacolli ka thënë se për bindjen e tij kreditorët origjinal të Trepcës nuk ekzistojnë më, por blerësit e këtyre borxheve mund të shkaktojnë probleme në arbitrazh. Presidenti i AKR-së ka thënë se kthimi i Trepcës në shoqëria aksionare është bërë për të blerë paqen sociale, pasi do të duhej që ajo të bëhej ndërmarrje publike, njofton Klan Kosova.
“Supozoj se kreditorët origjinal nuk ekzistojnë më. Kreditorë për Trepcën kanë qenë një kompani bullgare, një greke dhe një franceze. Jam i bindur që nga këta kreditorë origjinal do të kemi probleme me grekët, që janë në aleancë me serbët, ndërsa të tjerët e kanë shitur kërkesën e tyre. Ne kemi bërë gabim që pas luftës nuk i kemi shfuqizuar të gjitha vendimet që i kemi marrë gjatë kohës së sundimit të Serbisë.
Gjatë mandatit tim unë kam qenë i prokupuar me cështjen e Trepcës. Ligji si i tillë ka qenë i përgatitur gjatë mandatit tonë për të shkuar në Kuvendin e Kosovës. Në leximin e dytë ky ligj nuk është miratuar në kuvend për shkak të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Unë do të doja që ligji të trajtonte minierat, ndërsa pjesa tjetër të mbeteshin nën menaxhimin e Agjensionit Kosovar të Privatizimit, pasi nëse ka borxhe, ato janë marrë nga ky segment. Kjo do të ndikonte mirë në zgjidhjen e mëtutjeshme të problemit. Tash praktikisht 20 për qind u janë dhënë punëtorëve, që është mashtrim i tyre. Nuk ka asnjë minator që mund të marrë në 20 vjetët e ardhshme në dividentë nga ato aksione. Ato aksione askush nuk i blen. Trepca u bë shoqëria aksionare, jo ndërmarrje publike për të blerë paqe sociale, pasi minatorët në cdo vendim për të kërkojnë borxhet ndaj tyre. Dhe kështu do t’u thuhet minatorëve se ju jeni aksionarë 20 për qind, njëjtë si qeveria”.
Ai ka shpalosur atë që e quan “rrugë të vetme të rimëkëmbjes së Trepcës”, e që sipas ish presidentit të vendit i garanton Trepcës start dhe rritje të qëndrueshme, mbi bazën e ekonomisë së shkallës.
“Ekziston vetëm një rrugë e trajtimit të Trepcës, nëse duam ta kthejmë në një kompani të fuqishme. Por këtë rrugë ende nuk e kanë gjetur. Tash studimin e fizibilitetit është duke e bërë një kompani tjetër, jo shumë larg nga këtu. Rruga është kjo: së pari Trepca duhet të ndahet në njësi punuese. Trepca me asetet e veta t’i jepet në mirëbesim një agjencioni që quhet Agjencion i Participimeve, që vlerat që i ka i zbërthen dhe i fut në funksion të mirës të së ardhmes. Kështu të gjitha njësitë mund të bëjnë kontratë me këtë agjencion. Ata duhet të shkojnë aty ku trajtohen metalet dhe të hapin një kompani me një kapital 1 milion euro. Në atë moment asaj kompanie duhet t’i jepet e drejta për shfrytëzimin e mineraleve të Trepcës. E drejta ekskluzive për këtë gjë, që ka një vlerë të caktuar. Kjo kompani do të ishte e Kosovës, të cilës i nevojiten ekspertët e fushës, të cilët janë të shtrenjtë, dhe duhet të bëhen aksionarë të saj. Kjo kompani duhet të ketë qasje në kredi, që të ketë fonde për investim në miniera dhe ngritjen e tri flotacioneve: në Artanë, Kishnicë, Stan Tërg. Flotacioni që ekziston është jorentabil. Këto tri flotacione krijojnë mundësinë që mineralet që dalin me përqindje vetëm 8 për qind, të shiten si koncentrat me përqindje 60 për qind. Kështu mineralet e Trepcës do të bliheshin vite përpara dhe kështu do të mund të merreshin kredi për të blerë pajisje të reja. Kjo është e vetmja rrugë. Nuk vjen askush për ta blerë Trepcën. Ose nëse dikush vjen do ta mbyllë. Ne për këtë gjë kemi punuar dhe kemi pasur edhe kompani që kanë dhënë premtim për blerjen e materialeve”. /klankosova.tv
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...