Guvernatori në largim i një shteti lindor në Meksikë i cili përballet me hetime federale për korrupsion tha të mërkurën se do të largohet pothuajse dy muaj para mbarimit të mandatit të tij.
Guvernatori i Verakruz-it Javier Duarte e bëri njoftimin në një intervistë për televizionin Televisa, transmeton arbresh.info.
“Pikërisht për shkak të kësaj situate (të akuzave), unë kam vendosur që të pyes kongresin e shtetit për pushim nga pozita e guvernatorit të shtetit,” tha Duarte. “Veracruz ka nevojë për një guvernator me kohë të plotë … Dhe mua me duhet kohë për të trajtuar këto ankesa me saktësi.”
Vendimi i partisë në pushtet, Partisë Revolucionare, e zhveshi Duarte-n nga të drejtat e partisë muajin e kaluar.
Duarte është kritikuar gjerësisht për korrupsion në administratën e tij dhe për vrasjet e pazgjidhura të 16 gazetarëve gjatë gjashtë viteve të tij në detyrë./arbresh.info.
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...