Kryeministrja britaneze Theresa May, ka thënë se do të lejoj parlamentin ta rishqyrtoj planin e saj për Brexit përpara se të fillojë procesi formal i daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, por hodhi poshtë thirrjet për një votim të kushteve.
Vendimi i saj bëri që vlera e funtës të përmirësohet pas një jave të tmerrshme, me spekulimet që anëtarët e parlamentit do të jenë në gjendje të zbusin qasjen e qeverisë ndaj Brexit-it, transmeton arbresh.info.
Por May nguroi aktivizimin e nenit të 50 të Traktatit të Lisbonës të Bashkimit Evropian para se parlamenti të jap votën e vet për këtë plan i cili zyrtarisht fillon Brexit-in.
E pyetur në Dhomën e Përfaqësuesve nëse do të kishte votim ajo tha: ” Ideja se parlamenti në njëfarë mënyre nuk do të jetë në gjendje për të diskutuar, debatuar, e për të bërë pyetje rreth çështjeve te Brexit-it ishte plotësisht e gabuar.”
Ajo e bëri të qartë se çdo shqyrtim nuk do të ndryshojë rezultatin e votimit të Britanisë me 23 qershor të largohet nga BE-ja./arbresh.info.
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...