Gjykata e lartë administrative e Francës ka miratuar planet e autoriteteve për të mbyllur kampin e refugjatëve në Calais, të quajtur si kampi ‘xhungël’.
Kjo Gjykatë ka vendosur se kampi do të rrafshohet brenda disa javësh, transmeton koalb.com. Këshilli i Shtetit ka vendosur që tendat ishin të ‘papastërta’ dhe se egziston një rrezik serioz për zjarr.
Në vendimin për të mbyllur kampin, dyqanet dhe kafenetë që janë përdorur për aktivitete të kontrabandës është theksuar se shpesherë pikërisht ato vende kanë ‘shkaktuat tension dhe dhunë’.
Vendimi i Gjykatës vjen pasi shteti është duke u përgatitur për të shpërbërë kampin në veri të Francës, ku jetojnë më shumë se 7,000 ose 10,000 emigrantë.
Presidenti francez Francois Hollande ka theksuar se azilkërkuesit do të zhvendosen nëpër strehimore në të gjithë vendin. Megjithatë, ky vendim është pritur me protesta në disa qytete franceze.
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...