Avokati Tomë Gashi ka shkruar në Facebook se ai asnjëherë nuk ka thënë se Ramë maraj është marrë në pyetje nga Policia e UNMIK-ut për rastin e atentatit kundër ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Gashi madje shuan kureshtjen e të gjithëve që dëshirojnë ta dinë se kush është atentator ndaj ish-presidentit.
Sipas tij atentatori është vrarë para një kohe në një rast dhe më nuk është i gjallë.
Ramë Maraj ka qenë ish-këshilltar për siguri i presidentit Rugova dhe ai sot ka reaguar në lidhje me këtë atentat që ka ndodhur në vitin 2005.
Para tri ditësh presidenti Hashim Thaçi ka dërgua katër letra kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi ku në njërën nga to kërkohej ndriçimi i këtij atentati.
Postimi i Tomë Gashit në Facebook:
Rame Maraj ka te drejte ne ate qe deklaron, une asnjiher nuk kam thene se aj Rame Maraj te jet marr ne pyetje nga Prokuroret e UNMIK-ut per rastine e Atentatit ndaj Presidentit historik Dr. IBrahim RUGOVA, une as qe kam munde ta them nje gje te tille pasi kjo kurre nuk ka ndodhur.
Po ashtu une asnjiher nuk kam thene se une kinese kam qene avokat i tij ne ket rast, e verteta eshe siq aj ka deklaruar , une kam qene avokat i tij mbrojtes ne nji rast penal qe ka pas te beje me zhdoganimin e nji veture te importuar, aj per kete rast eshte liruar i pafajshem me vendim te plotefuqishem gjyqesor, per qdo keqkuptim i kerkoj falje zotit Maraj, dhe te tjereve qe kan munde te keqkutojn deklarimet e mia. Bile ju kerkoj falje edhe atyre qe qellimisht i keqkuptojn deklarimet e mija, ndoshta edhe te zotit Rame Maraj , por ata munde edhe ta kene pune qe qellimisht ti ”keqkuptojne” deklarimet tona. Me kaq keqkeputimi sa i perket meje mbaroj, Sa i perket Atentatorit ndaj Presidentit Rugova aj eshte vrare para nji kohe ne nji rast dhe nuk eshte ma nder ne.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...