Greqisë do t’i duhet një vit për të siguruar strehim adekuat për 2,220 fëmijë të pashoqëruar të emigrantëve që gjenden në vend.
Ministri i Emigracionit, Yannis Mouzalas, ka deklaruar se nuk janë më shumë se 25 të mitur që po mbahen në stacionet policore, ndërsa 1000 të tjerë janë nëpër objekte të ndryshme të specializuara, transmeton koalb.com.
Shumica e fëmijëve emigrantë që kanë arritur në Greqi të vetëm ende vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kampe të shpërndara në ishujt grekë.
“Ne do të dëshironim që të gjenim një zgjidhje për gjashtë muaj, por mendojnë se periudha kohore prej një viti do të jetë e mjaftueshme”, tha Mouzalas gjatë hapjes së një strehe për 100 fëmijë në Paiania, në periferi të Athinës.
Ministri ka shtuar se prioritet kryesor është që të sigurojnë ‘vende të sigurta’ për fëmijët, ku ata gëojnë minimumin e mbrojtjes kundër kërcënimeve që zakonisht bëhen nga trafikantët.
Bashkimi Europian dhe organizata të të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje Greqisë që të përmisojë strehimin për fëmijët e pashoqëruar, duke theksuar se shumica nga ta janë mbajtur në kushte të mjerueshme. Gjithashtu, në shtator BE-ja ka njoftuar se ka ndarë fond shtesë në vlerë prej 115 milionë eurovë për të përmisuar kushtet e emigrantëve që gjenden në Greqi./Arbresh.info
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...