Më shumë se 200 anëtarë të forcave të armatosura turke janë shkarkuar, pas grushtit të shtetit, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve, Dogan.
Masa prek rreth 233 persona duke përfshirë 158 oficerë.Kjo masë e fundit e çon numrin e personave të larguar nga ushtria që nga 15 korrik deri 3, 939 persona.
Ankaraja akuzon imamin Fethullah Gulen, në mërgim në SHBA, si orkestrues i grushtit të dështuar të shtetit në mesin e muajit korrik, ku u regjistruan më shumë se 270 të vdekur dhe mijëra të plagosur.
Autoritetet turke kanë nisur një valë arrestimesh pas grushtit të dështuar të shtetit për të spastruar aparatin shtetëror nga përkrahësit e dyshuar të Gulen. Media, gjyqësor, polici, burgje, ushtri, arsim.
Të gjithë sektorët e sipërpërmendur janë të prekur nga vala e arrestimeve të paprecedentë, ku rreth 32 000 persona janë arrestuar, sipas një bilanci të njoftuar në fund të shtatorit.
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...