Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me arrestimin e nënkolonelit, Nehat Thaçi, tha se burgosja e tij është provokim.
“Prej nga kjo e drejtë që Serbia të arrestoi qytetarë tanë? Ndalesa e qytetarëve tanë në shtetin serb po tregon për forcën që ka ajo. Por, Serbia nuk po tregon se ku janë të zhdukurit. Ajo nuk po kompenson dëmet e luftës. Serbia po fshikullon me kamxhikun e luftës”, ka thënë Brovina.
Ajo ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të nënkolonelit Thaçi, ndërsa për arrestimin e tij, ajo kërkoi që të lajmërohen edhe instancat ndërkombëtare.
“Kosova duhet të ketë emrat e kriminelëve, edhe pse nuk është pjesë e Interpolit, por të paktën të dihet kush janë dhe ne t’i njohim ata”, deklaroi Brovina.
Brovina shtoi se bisedimet janë rrjet i ndërtimit të paqes, por për të qenë të mirëfillta, duhet të respektohen marrëveshjet e dy palëve./Arbresh.info
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...