Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O’Connell, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Britanisë së Madhe.
Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori O’Conell kanë biseduar për veprimtarinë dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për projektin të cilin është duke e mbështetur ambasada britanike për të zhdukurit, për nevojat e ndihmës së Prokurorit të Shtetit në trajtimin dhe të identifikimit të viktimave të krimit.
Ambasadori O’Conell u shpreh i gatshëm që prokurorët të cilët kanë treguar rezultate të mira në zgjedhjen e lëndëve të ndihmohen dhe të përkrahen në forma të ndryshme, duke i dërguar edhe në trajnime profesionale.
Gjithashtu, Lumezi e O’Conell kanë biseduar edhe për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës për funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...