Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për arrestimin e nënkolonelit, Nehat Thaçi, ka thënë se akuza për Thaçin ekziston që nga viti 2010, por ajo nuk është komunikuar asnjëherë tek organet kompetente në Kosovë, përcjell arbresh.info
Ajo ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës, madje i kanë dërguar notë verbale Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.
“Nota e dërguar thotë që duhet të bartet rasti në Ministrinë tonë të Drejtësisë. Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme e zyrës ndërlidhëse në Serbi. Nota është dërguar më datën 7 tetor dhe deri sot nuk kemi marrë përgjigje. Ministria e Drejtësisë ka marr vendim që mos të ketë bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë për rastet juridike të kërkuara nga Serbia për veprat penale të kryera, kinse në Kosovë. Ne si Ministri e Drejtësisë do të marrim të gjitha veprimet e mundshme për ekstradimin e tij”, ka deklaruar Hoxha. /Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...