Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se që nga dita kur Nehat Thaçi është ndaluar në piken kufitare në Konçul, kjo Ministri është marrë intensivisht por sipas tij Qeveria nuk bën deklaratat, por bën veprime qe të merret me rastet.
“Ne nuk mbrojmë vetëm interesin shtetëror por edhe interesin e qytetarëve. Kur është arrestuar Thaçi ne kemi pas informatë që ai do të lirohet të nesërmen. Por pretendimet e Serbisë janë politike dhe nuk kanë të bëjnë me Thaçin. Kam informatë se si është edhe gjendja fizike edhe shëndetësore e Nehat Thaçit. Kur e kemi pa që është vendosur masa e paraburgimit e kemi parë që arrestimi ka qenë i montuar, i planifikuar dhe që rasti ka kaluar në një situatë tjetër. Çfarë kemi bërë deri më tash? Nën udhëheqjen e kryeministrit Mustafa kemi pas takime dhe nuk kemi lënë gurë pa lëvizur në mënyrë që ta lirojmë Thaçin”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj tha se në këtë rast nuk ka pasur heshtje, por se edhe më tutje do të merren me këtë rast./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...