Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka numëruar të gjitha proklamimet, siç i ka quajtur ai, që Qeveria i ka arritur në Bruksel gjatë bisedimeve me Beogradin e që ndryshe është situata në praktikë.
Ai ka thënë se bisedimet që kanë filluar si teknike, po përfundojnë si politike.
“Kjo seancë do të ishte e jashtëzakonshme, nëse do të mbahej ditën që ka ndodhur arrestimi. Qëndrimi ynë është se bisedimet që kishin filluar si teknike, filluan të bëhen politike. Për të pagjeturit a keni biseduar ndonjë herë, a keni biseduar për pensionistët, për lirinë e qytetarëve si i keni proklamuar shumë po dihet me rastin e arrestimin e drejtorit të Policisë nga rajoni i Mitrovicës”, tha Lekaj./Arbresh.info
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...