Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga Serbia përmes ministrive dhe autoriteteve ndërkombëtare përmes Kuçit dhe përmes Ministrisë së Punëve të jashtme që Thaçi të kthehet në Kosovë.
“Ju siguroj që Ministria e Drejtësisë, ajo e punëve të jashtme dhe e Brendshme kanë marr veprimet që Thaçi të kthehet në Kosovë dhe do të vazhdojmë të bëjmë këto veprime”, tha Mustafa.
Mustafa tha se Serbia po e zgjeron listat e njerëzve tanë ku kërkon arrestim nga Interpoli dhe Europol-i dhe kjo sipas tij është problem sepse Kosova nuk ka qasje në Interpol dhe Europol.
Mustafa tha se kushtëzimi i lirimit të Tahcit me procesin e dialogut nuk është në interes të Kosovës por është në interes të individëve të Serbisë .
“Ne konsiderojmë se duhet të vazhdojmë me dialogun e Serbisë”, tha Mustafa.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...