Konjufca: As pas 17 viteve, Qeveria nuk e ka listën e personave që mund të arrestohen në Serbi

17:04 | 11 Tetor 2016
M. A.

hefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për arrestimin e drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçin, ka kritikuar Qeverinë, për të cilën ka thënë se që nga pas lufta nuk ka qenë në gjendje të sigurojë listën e personave, që do të mund të arrestoheshin në rast se kalojnë nëpër Serbi.

Ai e ka quajtur dobësi, faktin që Qeveria nuk posedon një listë të tillë.

“Dobësi. Si është e mundur që 17 vite pas çlirimit të Kosovës dhe 8 vite pas  pavarësisë, Qeveria të mos posedoj një listë të të akuzuarve, që tregon persona që arrestohen në rast të kalimit nëpër Serbi. Kjo tregon se në çfarqë niveli të përgatitjes është Qeveria jonë. Prej presidentit të Kosovës e të gjithë atyre që kanë aktakuza prej gjykatës serbe janë 150-300. Sado që janë, Qeveria duhet ta ketë listën në dorë dhe ta publikojë atë. Qeveria është dashur të ndërpres bisedimet me Serbinë dhe të mos i vazhdojë, pasi ata na konsiderojnë armiq, meqë arrestojnë të gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës”, tha Konjufca.

Shpërndaje në rrjete sociale