Kombet e Bashkuara sot u apeluan donatorëve për 119 milionë dollarë ndihmë për Haitin, të goditur nga uragani “Methju”.
Ndihma është e domosdoshme për ushqim, ujë për pije dhe strehim të popullatës.
“Uragani ‘Methju’ shkaktoi katastrofën më të madhe humanitare në Haiti nga tërmeti në vitin 2010 dhe atë në kohën kur shteti po ballafaqohet me numër gjithnjë e më të madh të sëmurëve nga kolera”, thuhet në apelin e KB-së.
Numri i viktimave nga uragani “Methju” është një mijë, ndërsa viktimat varrosen në varreza masive.
Uragani, më i fuqishmi në Karaibe në 10 vitet e kaluara i goditi Haitin të martën e kaluar.
Haiti tani ballafaqohet edhe me epidemi të kolerës. Mediat njoftojnë për 60 raste dhe katër viktima nga ajo sëmundje.
Trump thotë se ShBA-ja ka përfunduar sulmet ajrore ndaj Iran...
Studimi: Pini kafe pa sheqer dhe yndyrë, jetoni më gjatë
Parashikimi i motit për nesër
Ndahet nga jeta Ymer Gashi, ish-delegat i Kuvendit të Kosovë...
Ministri i Jashtëm italian: Shqipëria duhet të anëtarësohet ...
Interi fiton në frymën e fundit ndaj ekipit japonez në Kupën...