
????????????????????????????????????
Ministri Hyseni priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë ekselencën e tij Didier Chabert
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve.
Ministri Hyseni fillimisht e uroi z. Chabert për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik francez në vendin tonë dhe ofroi mbështetjen e tij në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.
Gjatë takimi ministri Hyseni theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtejmë të dy vendeve, posaçërisht sa i përket i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe bashkëpunimin policor ndërkombëtar.
Ndërsa ambasadori francez Didier Chabert, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për Kosovën në të gjitha fushat./Arbresh.info
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...