Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur për miratimin e Ligjit të Trepçës nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Gjuriq ka deklaruar se me këtë vendim është shkelur rezoluta 1244, e cila garanton paqen dhe stabilitetin në rajon, shkruan Tanjung, transmeton KosovaPress.
Ai ka bërë të ditur se Qeveria serbe do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për këtë çështje.
“Nëse nuk do doni të flisni në Bruksel, atëherë do të diskutojmë në OKB”, ka thënë Gjuriq.
Ligjin për Trepçën, ai e ka cilësuar si pavlefshëm.
Ai ka deklaruar se ka pasur përpjeke që edhe më herët “tu vidhet Trepça”, por sipas tij, një gjë e tillë është e pamundur, pasi Trepça, siç thotë ai “është themeli i ekzistencës sonë në Kosovë e Metohi”.
Gjuriq ka shtuar se përpjekjet për Trepçën tregojnë se në Kosovë duan të bëjnë spastrim etnik.
Në fund, i pyetur se kur do ta vizitojë Kosovën, Gjuriq është përgjigjur “brenda javës së ardhshme”.
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...