Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për ‘blerje , posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374’, transmeton arbresh.info
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimi me Narkotikë, me datën 5 tetor 2016, ka realizuar një operacion policor, nën dyshimin e bazuar se në një shtëpi në lagjen Velania një i dyshuar posedon një sasi të substancave narkotike, si dhe posedon armë e municion”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: A. P. lindur me 1996 m/sh/k dhe S. L. lindur me 1996 m/sh/Shqipërisë.
Me urdhëresë të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e të dyshuarve, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë automatike AK47, 4 karikatorë të automatikut AK47, 86 copë fishekë, një revole 7.62 mm -M57 me dy karikatorë dhe 19 fishekë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 448.9 gramë, 3 telefona celularë.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme./Arbesh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...