Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, sepse në këtë drejtim tashmë shumë kohë është humbur, shkruan sot, gazeta Zeri.
Kosovës edhe një herë i është kërkuar që të plotësohen dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave. Kësaj radhe nga Bundestagu gjerman. Madje ata kanë këshilluar që të lëvizet me shpejtësi në këtë drejtim, pasi që tashmë mjaft kohë është humbur.
“Sa i përket demarkacionit, ata na thanë që nuk mund të ndërhyjnë në caktimin e linjës kufitare në mes dy shteteve sovrane, por një marrëveshje është mirë që të arrihet sa më shpejt pasi që koha është duke ikur sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thënë kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, pas takimeve të zhvilluara nga Bundestagu dhe Bundesrat.
Ndërkohë, deputetët e opozitës që ishin pjesë e këtij delegacioni kanë thënë se Bundestagu asnjëherë nuk është informuar në mënyrë reale nga Qeveria e Kosovës sa i përket situatës së fundit. Në anën tjetër derisa njohësit e integrimeve evropiane kanë thënë se nuk presin gjë nga këto takime analistët politikë parashikojnë tensionim edhe më të madh të situatës. Madje, edhe trazira dhe shtyrje të proceseve integruese.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...