Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar Bashkimin e Gjermanisë duke e falënderuar qeverinë dhe popullin gjerman, për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës.
Haradinaj në profilin e tij në Facebook shkruan se dita e Bashkimit të Gjermanisë, përfaqëson edhe triumfin e demokracisë dhe thotë se ishte inspirim edhe për Kosovën.
“Në 26 vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë, u përcjell mirënjohjen e thellë dhe falënderimin Qeverisë dhe Popullit Gjerman, Ambasadës Gjermane në Republikën e Kosovës, gjermanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhët e KFOR-it”.
“Kjo ditë shënon edhe fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një inspirim shpirtëror për popujt e shtypur kudo, që të luftojnë për liri, demokraci dhe prosperitet, ku edhe Kosova si shteti më i ri në Evropë, e gjen veten e saj”.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...