Vëllezërit Hetem dhe Ekrem Pireva përmes përfaqsuesit të tyre Skender Zenuni kanë paditur Ismajl Berishën dhe Fatmir Shabanin nga Kamenica, ata kërkojne shumë të lartë të parave për dëmin e shkaktuar.
Në padinë e siguruar nga Telenews.al, vëllezërit Pireva pretendojnë se në vitin 2012 Ismajl Berisha dhe Fatmir Shabani i hodhen një granatë në oborrin e shtëpisë së tyre.
“Të paditurit në intervalin kohor 01.12.2012 rreth orës 00:10 në vazhdimësi në lagjën “Malësia”, kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm, ashtu që në bashkëveprim në afërsi të shtëpisë së të paditurëve hedhin granatë dore, duke rrezikuar anëtarët e familjës Pireva, ka disa pjesë të granatës godasin muret e shtëpisë” thuhet në padinë e vëllezërve Pireva.
Në muajin nëntor 2013, Ismajl Berisha u dënua me 3 vjet e 10 muaj burgim, ndërsa Fatmir Shabani me 2 vjet e 9 muaj nga gjykata e Gjilanit, por lënda u kthye në rigjykim nga gjykata e Apelit.
Paditësit përmës përfaqsuesit të tyre Skender Zenuni pretendojnë se me verpimet e tyre të paditurit u shkaktuan trauma familjarëve të tyre dhe dëme në objektin familjar.
Padia është ushtruar ne gjykatën e Kamenicës, dhe deri më tani nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...