Për mijëra vjet, çaji i gjelbër është përdorur si ilaç alternativ për të kuruar disa sëmundje. Çaji i gjelbër sjell shumë përfitime në shëndet, ja disa prej tyre.
Mbron shëndetin e trurit- Sipas studiuesve në Universitetin e Bazelit, Zvicër, çaji jeshil nëse konsumohet në mënyrë të rregullt përmirëson kujtesën dhe funksionet e tjera të trurit. Çaji i gjelbër nxit komunikimin midis lobit ballor dhe lobit parietal.
Padandalon dhe trajton diabetin- Çaji i gjelbër përmban polipenolis dhe poliakraide, elemente të cilat ulin nivelin e sheqerit në gjak. Çaji jeshil pengon prodhimin e tepërt të glukozës.
Përmirëson shëndetin oral- Çaji i gjelbër mbron mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët. Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidantë që eliminojnë inflamacionin e gojës dhe bakteret e dëmshme.
Ju ndihmon të bini në peshë- Çaji gjelbër rrit metabolizmin dhe djeg yndyrën. Ai ju ndihmon të bini në peshë dhe ju rrit nivelet e energjisë.
Parandalon rënien e flokëve- Çaji i gjelbër është i pasur me vitaminë B. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.
Ul tensionin e lartë të gjakut- Sipas studimeve, 3 gota çaj jeshil në ditë ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin tensionin e lartë të gjakut.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...