Lëvizja Vetëvendosje assesi nuk po pajtohet pse nuk është ftuar Visar Ymeri të intervistohet ne televizionin publik. Pas përgjigjes së Ridvan Berishës, Partia e Albin Kurtit ka lëshuar akuza në drejtim të menaxhmentit të RTK’së, duke thënë se po i zbaton vendimet e prontos.
Reagimi i plotë i VV’së
Menaxhmenti i RTK-së zbaton vendimet e klanit pronto
Kryeredaktori i RTK-së dhe autori i emisionit “DEBAT”, Ridvan Berisha, e pranoi më në fund të vërtetën rreth kapjes së RTK-së dhe mohimit të së drejtës për paraqitje në këtë televizion të subjektit më të madh opozitar në Kosovë.
Është skandaloze që kryeredaktori i mediumit publik, post publik që ka përgjegjësi publike ndaj të gjithë qytetarëve dhe votuesve të të gjitha subjekteve, të vendosë për arsye personale t’ia ndalojë kryetarit të subjektit më të madh opozitar, pjesëmarrjen në emisionin që e drejton.
Së paku tash e dy muaj, VETËVENDOSJE!-s i mohohet e drejta për hapësirë në RTK, ndërkohë që udhëheqësit e subjekteve në pushtet, brenda këtyre dy muajve kanë zhvilluar intervista në këtë medium së paku nga dy herë secili.
Kjo tregon që në fakt vendimet “personale” të kryeredaktorit Ridvan Berisha dhe Xhymret Veliut, njësoj sikur edhe ato të drejtorëve Mentor Shala dhe Mufail Limani, janë vendime të klanit pronto, që ekzekutohen nga shërbyesit e tyre në RTK.
Lëvizja VETËVENDOSJE! fton Këshillin e Pavarur Medial dhe Asocicaionin e Gazetarëve të Kosovës që të reagojnë ndaj këtij diskriminimi që ka bazë politike dhe është i papranueshëm për këdo që beson në lirinë e shprehjes dhe në mediet e lira.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...